Fenerbahce ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të Europa League ndaj Royale Union me rezultat 2-1.

Turqit e nisën ndeshjen më mirë duke shënuar në minutën e 26-të, përmes Caglar Soyuncu.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë e takimit.

Në pjesën e dytë vazhdoi iniciativa e Fenerbahces, ndërkohë në minutën e 74-të, belgët mbetën me një lojtar më pak pasi nga fusha u përjashtua Kevin Mac Allister.

Kjo ia bëri edhe më të lehtë Fenerbahces që realizoi edhe golin e dytë tetë minuta para përfundimit të takimit.

Ishte, Burges lojtari i Royale Union, që për fatin e tij të keq e dërgoi aksidentalisht topin në portën e tij dhe turqve u dha epërsinë prej dy golave.

Ndërkohë në minutën e fundit të ndeshjes nigeriani, Osaiy-Samuel u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Belgët humbën një penallti në minutën e dytë shtesë, kurse një minutë më vonë ngushtuan epërsinë në 2-1, për të hapur sfidën në fundin e ndeshjes.

Por kaq ishte nga mysafirët pasi deri në fund gola nuk pati dhe të skuadra e drejtuar nga Mourinho arkëtoi tri pikët e para këtë edicion në Europa League.

Sfidën e radhës në këtë garë skuadra nga Stambolli e luan ndaj Twentes kurse Royale Union do të ketë punë me Bodo Glimtin.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume