Avokatët e Kylian Mbappes do të dalin në gjykatë sot, më 11 shtator, për t’u përballur me PSG-në për një betejë ligjore lidhur me pagat e papaguara, sipas “L’Equipe”.

Sulmuesi francez vazhdon të kërkojë që PSG-ja të paguajë 55 milionë eurot që i detyrohen si shpërblime dhe paga deri në fund të kontratës së tij me klubin.

Ronaldo parashikon katër futbollistët që mund ta fitojnë ‘Topin e Artë’ në të ardhmen.

Ndërkohë, PSG po mban 12.5 milionë euro nga kjo shifër, duke pretenduar se nuk i detyrohet sulmuesit as 55 milionë euro.

Komisioni ligjor i ligës profesioniste të futbollit në Francë tani do të mblidhet për të diskutuar sagën Mbappe-PSG.

Mbappe u largua nga PSG në një transferim të lirë këtë verë, pavarësisht se presidenti i tyre deklaroi se lojtari nuk do të largohej kurrë nga Parisi si lojtar i lirë.

Real Madridi e mori atë me parametra zero, duke bërë një nga transferimet më të mëdha në histori të futbollit pa paguar asnjë euro te skuadra tjetër.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume