Futbollisti i kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami ka realizuar gol në ndeshjen e tij të parë në Europa League me Rangers.

Bajrami shënoi gol vetëm pas 55 sekondash në ndeshje kundër Malmos në udhëtim.

Ky është goli i parë që e realizon me skuadrën e tij të re, në ndeshjen e tij të tretë në të gjitha kompeticionet.

Rezultati momental është 1-0.

Kujtojmë se Nedim Bajrami u transferua nga Sassuolo tek skocezët e Rangers.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume