Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan do të marrë pjesë në seancën e 162-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Ligës Arabe në kryeqytetin egjiptian, Kajro , më 10 shtator.

Është hera e parë që Turqia ftohet në samit që nga viti 2011.

Sipas burimeve diplomatike turke, Hakan Fidan në seancën hapëse të samitit do të trajtojë marrëdhëniet e Turqisë me Ligën Arabe, si dhe çështjet rajonale, veçanërisht luftën në Gaza.

Burime të Ministrisë së Jashtme turke theksuan gjithashtu se “në mbledhjet e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Ligës Arabe, duke filluar nga viti 2018, janë miratuar rezoluta të pafavorshme me pretendimin se Turqia ndërhyn në punët e brendshme të vendeve arabe por theksoi se gjuha e përdorur në rezolutat e sipërpërmendura u zbut gradualisht si rezultat i iniciativave të marra me kalimin e kohës në nivele të ndryshme dhe zhvillimit të marrëdhënieve me vendet arabe, veçanërisht me Egjiptin”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume