Përfaqësuesja modeste e San Marinos ka arritur që për herë të parë në historinë e saj, ta fitojë një ndeshje zyrtare.

Ata mposhtën Litejnshtanjin me rezultat 1-0, në duelin e vlefshëm për edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Futbollisti 19 vjeçar, Nicko Sensoli, rezultoi të jetë golashënuesi i vetëm i këtij momenti kulminant për vendin e tij, pasi kurrë më parë “La Serenissima” nuk ka shijuar një fitore me peshë të pikëve.

San Marino e ka regjistruar para 20 vjetësh edhe një triumf në një ndeshje miqësore dhe si koiçidencë, e realizuan ndaj kundërshtarit të njejtë dhe me rezultat identit, 1-0.

Të dyja këto reprezentacione janë të ranguara të fundit në renditjen botërore për ekipet kombëtare.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume