Artisti i njohur shqiptar, Bejta, ka bërë një njoftim për ndjekësit në rrjete sociale.

Ai në një postim të ndarë në InstaStory thotë se ka thyer gjurin dhe se me këtë rast i është dashur të bëjë një ndërhyrje.

“Kush më njeh, e di që asgjë s’më ndal përveç vdekjes nëse Zoti e ka shkruar. Gjuri m’u ka thyer keq dhe kam pasur operacion”, u shpreh ai.

Megjithatë, i njëjti thekson se ka gati disa projekte që i ka realizuar më parë.

“Do të jem pak më i qetë me postimet, por kam përgatitur muzikë dhe kontent paraprakisht që të jem gjithmonë aty për ju”, vazhdoi këngëtari.

Bejta këtë kohë ka qenë një nga emrat më të pëlqyer në estradë, ku bëri bujë me disa këngë.

Po vazhdon gjithashtu me stilin e tij të veçantë, me të cilin edhe ia rrëmbeu zemrat publikut.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume