Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani në Daly Click në TV21 tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk i njeh më bashkësitë etnike në vendin tonë. Osmani thotë se tani qytetarët nuk kanë të drejta kolektive, por vetëm individuale.

“Gjykata Kushtetuese ka vendosur që mos të njeh bashkësi etnike në këtë vend, thjesht popujt që ishin etabluar me Marrëveshjen e Ohrit, me Preambulën e Kushtetutës së vitit 2001, tani janë shndërruar në popuj privat. Ju jeni shqiptar në shtëpinë tuaj, ju jeni shqiptar në dasmë, por nuk jeni në institucione, nuk ju njeh më shteti ju si shqiptar”, pohoi Osmani.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume