Zv.kryeministri, Arben Fetai, vlerëson se hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është pikë kthese për popullin shqiptar, për Ballkanin perëndimor dhe për mbarë Evropën.

“Një ditë historike për Shqipërinë dhe Evropën!

Hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është pikë kthese për popullin shqiptar, për Ballkanin perëndimor dhe për mbarë Evropën.

Konferenca e sotme ndërqeveritare Shqipëri – BE krijon momentum të ri për tërë rajonin, duke e bërë objektivin e anëtarësimit të vendeve tona në BE deri në vitin 2030 dhe bashkimin përfundimtar politik të kontinentit, edhe më realist, edhe më të prekshëm. Dita e sotme dëshmon se me punë dhe me reforma modernizuese, vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë në duart e tyre të ardhmen e tyre”, ka shkruar Fetai.

Urime Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve. Shqiptarët po kthehen aty ku çdoherë kanë përkatur!

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume