I ftuar mbrëmjen e djeshme në “BBVK” ka qenë artisti i njohur Fero Fera, teksa zhvilloi një konferencë dhe të gjithë banorët kishin të drejtë t’i drejtonin pyetje nga më të ndryshmet.

Sikurse e dimë, Fero i është përkushtuar fesë prej kohësh dhe një prej banorëve të shtëpisë, Rezart Veleshnja, e ka pyetur Feron lidhur me mendimin që artisti ka për vajzën me shami virale të TikTokut, Hatin.

Nga pyetja e drejtuar, është mëse e kuptueshme ironia e fshehur mes fjalëve të tij.

Por Hati nuk e lë me kaq! Ajo ka nxjerrë ‘bllof’ Rezartin teksa i ka publikuar disa mesazhe që banori i niste përpara pak kohësh asaj teksa rrëfehej se s’mund t’i duronte komentet negative që shkruheshin për të.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume