Moderatorja e Big Brother VIP Kosova, Jonida Vokshi, ka ndarë lajmin e hidhur me ndjekësit e saj.

Aktorja ka bërë të ditur se babai i saj është ndarë nga jeta.

Lajmin e hidhur e bëri të ditur përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo bëri një postim emocionues, duke prekur të gjithë me humbjen e personit të saj më të shtrenjtë.

“Ma bëre shpirtin copë o ba. Do të dua deri në frymën time të fundit, deri kur të takohemi sërish”, ka shkruar Jonida në postimin e saj në Instagram.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume