Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedist Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti takoi një delegacion të Dhomës së Tregtisë Maqedoni – Turqi (MATTO) të kryesuar nga kryetari i saj Aydogan Ademoski me bashkëpunëtorë.
Në takim u theksua bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë në fushën e biznesit, kulturës, ekonomisë dhe shumë fusha tjera.
Mexhiti tha se dy qeveritë synojnë rritjen e shkëmbimit tregtra mes dy vendeve si dhe inkurajimin e kompanive turke për të investuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Dy palët konfirmuan rëndësinë e bashkëpunimit tregtar midis dy vendeve dhe theksuan rëndësinë e saj për të dy ekonomitë.
Mexhiti në takim ritheksoi se investimet turke në vendin tone janë rast i shkëlqyer për të vënë në pah edhe një herë, lidhjet e forta mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, dhe se bashkëpunimi ekonomik ndërmjet dy vendeve ka sjellë përfitime të shumta dhe ka ndihmuar në krijimin e vendeve të punës, duke kontribuar edhe në stabilitetin dhe rritjen ekonomike të Maqedonisë së Veriut.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume