“Nëpunës policorë të Njësitit Mobil pranë Departamentit të Policisë Kufitare dhe Migracione sot rreth orës 05:00 në Pikë Pagesën “Ramanli – Kumanovë kanë ndaluar dhe kanë kryer kontrollë në autobusin “mercedes” me targa të Sllovenisë, pronë e subjektit juridik, i drejtuar nga XH.R. (42) nga f. Bajramovci-Dibër, gjatë kontrollit është konstatuar se shoferi në momentin ka shfrytëzuar kartelë të huaj për shënim në komunikacionin rrugor”, informojnë nga MPB-ja.

Për rastin është informuar Inspektorati Shtetëror i Transportit, i cili ka shqiptuar gjobë në bazë të nenit 60 paragrafi 1 nga Ligji për orarin e punës të punëtorëve mobil në komunikacionin rrugor dhe të pajisjeve për shënim në shumë prej 1.000 eurove.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume