MTV-ja ka konfirmuar pjesëmarrjen e superyllit kosovar Rita Ora, e cila do të jetë prezantuese në këtë ngjarje në Mançester, më 10 nëntor.

Ceremonia do të mbahet në arenën e re ku pritet të jenë prezentë mijëra persona si edhe pritet të ketë një audiencë televizive prej miliona persona, transmeton Indeksonline.

Rita Ora tha se do të ishte e kënaqur të merrte sërish detyrën e prezantueses këtë vit.

“Skena e EMA-së është bërë si shtëpi e dytë për mua dhe shfaqja e kësaj ngjarjeje në Mançester do të jetë mahnitëse. Ne kemi përgatitur surpriza të mëdha”, tha ajo.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume