Reperi Stresi, ka përkrahur haptaz futbollistin kosovar, Granit Xhaka.

Xhaka luajti mbrëmë me kombëtaren zviceranë kundër asaj serbe, ku brohoritmat e tifozëve dhe pankartat e shumta ishin kundër Kosovës.

Ndaj këtyre brohoritmave nacionaliste ka reaguar Stresi, i cili e ka quajtur Xhakën ‘’bishë’’.

‘’1-shtet, 1-popullatë kundra Xhakes e jo Zvicres por bisha jau ka tregu moti…’’, ka shkruar ai në Instagram.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume