Bebe Rexha është shfaqur pa makeup në postimet e saj të fundit, duke dërguar një mesazh fuqizues për ndjekësit e saj.

Në një nga postimet, ajo ka ndarë mendimin e saj mbi rrathët e zinj poshtë syve, të cilët i ka pasur gjithmonë. Bebe tregon se dikur i urrente, por tani ka një qëndrim tjetër ndaj tyre.“Nuk dua të dëgjoj ndonjë koment për rrathët e mi të errët. Kjo është diçka që kam pasur gjithmonë dhe, kur isha më e vogël, mendja ime mendonte se ishin të shëmtuar. Por tani mendoj se janë të bukur dhe i pranoj plotësisht”, shkroi Bebe Rexha në postimin e saj.

Ky mesazh i Bebe-s është një thirrje për të pranuar imperfeksionet dhe për të dashur veten ashtu siç jemi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume