Demantojmë të pavërtetat e thëna sot nga avokati i grupit të Taravarit për shtyerje të seancës gjyqësore dhe për gjoja konstatim të ndonjë falsifikimi nga ana e gjykatës.
E vërteta është se sot në Gjykatën Themelore në Tetovë seanca është mbajtur me rregull dhe ka përfunduar si e tillë. Në këtë seancë ne kemi paraqitur dëshmitë dhe argumentet tona, ndërsa pala tjetër ka paraqitur vetëm pretendime të paargumentuara. Pas përfundimit të rregullt të seancës së sotme gjykatësi ka caktuar seancën e fundit për më 13 dhjetor, në të cilën do të bëhet vetëm përmbledhja e dëshmive dhe do të sillet vendimi përfundimtar. Me rekomandim të Gjykatës së Apelit, Gjykata Themelore e Tetovës do të shqyrtojë listën e delegatëve të Kongresit të rregullt të vitit 2022.
Në seancën e sotme si edhe gjatë gjithë procesit gjyqësor ne kemi deponuar të gjitha argumentet dhe dokumentacionin e nevojshëm, me të cilin dëshmohet se shumica e delegatëve legjitim dhe legal, në përputhje me ligjin dhe statutin e partisë ka zgjedhur organet e reja dhe kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, z.Ziadin Sela. Këtë jemi të bindur që do ta konfirmojë edhe gjykata kompetente në vendimin përfundimtarë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume