Tensionet pranë Bllokut të Ministrive, protestuesit hedhin molotovë, merr flakë një efektiv policie (VIDEO)
Është agravuar situata në qendër, pranë Bllokut të Ministrive, mes policisë dhe protestuesve.
Protestuesit kanë hedhur bomba molotov mbi uniformat blu, ku njëri nga efektivët ka marrë flakë dhe i është dhënë menjëherë ndihma nga kolegët për shuarjen e flakëve.
Protesta në Durrës, gjykata cakton masat për të gjithë të arrestuarit
Ndërkohë, policia është përgjigjur menjëherë me ujë dhe gaz lotsjellës, duke arritur të fitojë përkohësisht terren.