Që nga nesër, dokumentet personale dhe patentat e shoferit me emrin e vjetër kushtetues nuk do të jenë më të vlefshme. Ata që kapen me patentë të vjetër do të ndëshkohen me një gjobë prej 100 eurosh.

Në pikat e shërbimit nuk është vërejtur rrëmujë për një kohë të gjatë, shërbimet funksionojnë me kapacitet të plotë dhe procesi i zëvendësimit po zhvillohet pa probleme, thonë nga MPB.

Sipas Marrëveshjes së Prespës, pas ndryshimit të emrit kushtetues të shtetit, qytetarët ishin të detyruar të ndryshonin pasaportat, kartat e identitetit dhe patentat e shoferit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume