Tifozët e klubit anglez, Liverpool janë në ankth.
Ylli egjiptian i ‘The Reds’ Mohamed Salah pas fitores së djeshme ndaj Manchester Cityt, ka paralajmëruar largimin nga ‘Anfield’.

“Është në kokën time. Për momentin, kjo ishte ndeshja ime e fundit për Liverpool kundër Manchester Cityt. Unë jam duke e shijuar, do të shijoj çdo sekondë këtu, shpresoj të fitojmë Premier League, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Salah.
Kontrata e egjiptianit me skuadrën angleze përfundon në fund të sezonit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume