Sot, teksa qytetarët e Kosovës po gëzojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar, zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, ka njoftuar publikun për takimin e tij me homologun, zëvëndëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, në zyrtat e VV-së.

“Në shtëpinë e vjetër, takim me shefin e shtabit të Vetëvendosjes dhe njëherit Zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimin. #CepmëCep”, ka shkruar zëvëndëskryeministri Fetai.

Kujtojmë që, zëvëndëskryeministri Fetai, i drejtohet Vetëvendosjes si shtëpi e vjetër duke llogaritur veprimatarinë e tij për Lëvizjen nga diaspora, saktësisht nga Brukseli.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume