Një avion i ambulancës i dërguar nga Türkiye për të marrë të lënduarit nga zjarri që shpërtheu në diskotekën në Koçani ka mbërritur në Shkup, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve të fundit, aktualisht do të nisen për t’u trajtuar në Türkiye tre persona, ndërsa më vonë do të nisen edhe gjashtë të tjerë.

Sipas informacioneve të fundit, të paktën 59 persona humbën jetën dhe rreth 155 të tjerë u plagosën si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një diskotekë në Koçani në një ngjarje argëtimi nga një grup muzikor.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume