Më 28.04.2025, në orën 14:20, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Kalimin Kufitar dhe Mbikëqyrjen Kufitare Bogorodicë e arrestuan S.A. (44) nga Shkupi, i cili më herët kishte tentuar të kalojë ilegalisht kufirin shtetëror nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Greqisë. Gjatë kontrollit u konstatua se për të ishte lëshuar urdhër-arrest për të vuajtur një dënim me burg prej katër viteve dhe 10 muajve. S.A. u dërgua në Institucionin Penal-Korrektues Burgu i Shtipit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume