Katër persona (të mitur) janë përleshur fizikisht mes vete.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dieles në Obiliq.

Sipas policisë, njëri nga ta ka pësuar lëndime të rënda nga therja me thikë.Tutje në raportin 24 orësh shkruan se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësorë.

“Me vendim të prokurorit pas intervistimit një i dyshuar dërgohet në mbajtje ndërsa dy lirohen në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Rasti po hetohet dhe është inicuar si “Lëndim i rëndë trupor”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume