Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se dje në ujërat e Liqenit të Ohrit është gjetur një trup i pajetë.

Siç bëjnë të ditur nga MPB bëhet fjalë për një 70 vjeçar nga Shkupi.

“Më 5 korrik 2025, rreth orës 18:21, në Sektorin për Punë të Brendshme në Ohër është raportuar se në ujërat e Liqenit të Ohrit është vërejtur një trup i pajetë mashkulli.

Pas hetimeve paraprake është konstatuar se bëhet fjalë për M.J. (70) nga Shkupi. Sipas mjekut nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore, vdekja është konstatuar pa shenja dhune”, bëjnë të ditur nga MPB.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume