Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është normalizuar plotësisht komunikacioni rrugor në drejtim të vendkalimit kufitar Bllacë, pas ndërprerjes së përkohshme të shkaktuar nga zjarri në këtë zonë.

Po ashtu, është hequr ndalesa që ishte vendosur për automjetet transportuese dhe për autobusët.

Kujtojmë se mbrëmë, për shkak të zjarrit që shpërtheu mbi magjistralen A4 Shkup – Bllacë, pranë tunelit, qarkullimi në këtë pjesë u devijua përkohësisht.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume