Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, i shoqëruar nga Prorektori për Arsim, Prof. Dr. Ibrahim Neziri, e priti në takim z. Edison Frangu, drejtor ekzekutiv i Open Gov Hub AI, si dhe profesorët e njohur që veprojnë në Mbretërinë e Bashkuar, Prof. Fatos Selita dhe Prof. Yulia Kovas.
Qëllimi i kësaj vizite ishte shqyrtimi i mundësive për vendosjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi në kërkimet shkencore, realizimin e projekteve të përbashkëta, si dhe shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve.
Vizita e profesorëve nga Britania e Madhe përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të rolit të Universitetit të Tetovës në rrjetin akademik ndërkombëtar dhe konfirmon angazhimin e tij për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit me institucione të njohura arsimore në nivel global.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume