MPB (Ministria e Punëve të Brendshme) njofton se dje pasdite në orën 18:00 në SPB Shkup është raportuar se pranë urës mbi lumin Lepenec, afër Stacionit Hekurudhor – Gjorçe Petrov, ka shpërthyer zjarr në bar të thatë, i cili është përhapur dhe ka kapluar disa objekte ndihmëse dhe stalla ku ndodheshin kafshë shtëpiake.

Zjarri është shuar nga Brigada për Mbrojtje nga Zjarri e Shkupit, ndërsa në njërën nga objektet ndihmëse është gjetur një trup i djegur i një personi, si dhe trupa të djegura të bagëtive.

Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume