Dhjetëra njerëz u lënduan në një tërmet me magnitudë 6.0 që goditi Sulaëesin qendror në Indonezi, herët këtë mëngjes. Tërmeti, në një thellësi prej 10 km, goditi rajonin Poso dhe u ndje në zonat përreth. Bëhet e ditur se 29 persona u lënduan, dy prej të cilëve në gjendje kritike. Nuk ka raportime për vdekje deri më tani. Indonezia ndodhet në të ashtuquajturën ‘Unaza e Zjarrit e Paqësorit’, një zonë shumë aktive sizmike, ku pllaka të ndryshme në koren e Tokës takohen dhe gjenerojnë një numër të madh tërmetesh.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume