Fundjava e parë e muajit gusht ka shënuar një fluks të lartë të lëvizjes së qytetarëve dhe automjeteve në pikën kufitare të Kakavijes, në të dyja drejtimet e kufirit shqiptaro-grek.

Sipas të dhënave zyrtare nga Policia Kufitare, gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet kësaj pike kufitare kanë hyrë në Shqipëri rreth 6 mijë persona dhe 1 700 automjete, kryesisht emigrantë që jetojnë në Greqi dhe që kthehen për të kaluar pushimet verore pranë familjeve të tyre.

Ndërkohë, në drejtim të shtetit grek kanë udhëtuar 3 500 persona dhe 1 300 automjete, shumë prej tyre shtetas shqiptarë që zgjedhin të kalojnë pushimet në Greqi.

Për të përballuar rritjen e ndjeshme të fluksit, autoritetet shqiptare kanë vendosur në funksion 4 sportele në hyrje dhe 3 në dalje, ndërsa pala greke ka shtuar gjithashtu numrin e sporteleve të kontrollit të dokumenteve.

Pavarësisht fluksit të shtuar, kjo e shtunë ka shënuar radhë të gjata dhe vonesa në kalimin në kufi për shkak të fluksit të lartë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume