Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu, pas një sezoni të ngarkuar me koncerte dhe mbremje muzikore, ka zgjedhur të marrë disa ditë pushimi.

Ermali ka udhëtuar drejt Spanjës për të kaluar momente të bukura me familjen e tij, shkruan “Kosovarja”.

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e ndjekësve është ndryshimi i dukshëm në pamjen e tij, sidomos humbja drastike e peshës.

Ai shfaqet i veshur me një këmishë të bardhë, duke treguar se po kujdeset me shumë për vijën trupore dhe shëndetin e tij.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume