Në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Shqipe Hysenaj, ka bërë një deklaratë që ka habitur publikun duke përmendur këngëtaren Parashqevi Simaku.

Ajo tregoi se gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishte dëgjuar thashetheme të forta për jetën private të artistes.

“Kam dëgjuar që Parashqevi Simaku ka qenë një nga ato persona që u merrte burrat të tjerave”, tha ajo.

“Mendova që ishte një femër e bukur dhe kishte karrierë… Po, ka pasur karrierë deri në momentin që familjet nisën të mos e merrnin më”, u shpreh tutje.

Tregoi se në rrethin muzikor dhe shoqëror, Simaku dikur ishte e mirëpritur, por me kalimin e kohës gjërat ndryshuan.

“Shqiptarët e Amerikës flasin shumë me njëri-tjetrin, çfarë di unë, di dhe ti. Më kanë thënë që ka ndodhur shumë herë”.

Duke e komentuar më tej, theksoi se për të ishte e vështirë të dëgjonte diçka të tillë.

Deklaratat e saj kanë bërë bujë pasi Simaku mbetet një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume