Këngëtarja Engjëllusha Salihu, pas martesës me Mërgimin, ka vendosur të jetojë larg vendlindjes.

Ajo dhe bashkëshorti i saj kanë nisur të ndërtojnë jetën e tyre në Zvicër, ku tashmë po punojnë për krijimin e një shtëpie të përbashkët.

Megjithatë, largësia nga familja nuk është e lehtë për Engjin. Ajo shpesh ndjen mungesën e më të dashurve të saj.

Së fundmi, përmes një postimi, Engji ka treguar se po e lehtëson mallin për familjen duke biseduar me video me motrat e saj, Njomzën dhe Gresën.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume