Fero do të jetë i ftuari i radhës në podcastin e Arbana Osmanit, dhe vetëm publikimi i trilerit ka mjaftuar që rrjetet sociale të shpërthejnë në diskutime. Në videon e shkurtër që është bërë publike sot, reperi shihet i prekur emocionalisht, ndërsa rrëfen për herë të parë pas një kohe të gjatë lidhur me akuzat që e kanë përfshirë dhe marrëdhënien me vajzën e tij.

Në fragmentin që ka qarkulluar gjerësisht, ai dëgjohet duke thënë:

“Nuk e kam dhunuar unë atë… nuk e do njeri vajzën tem më shumë sesa unë. Të lutem, mundësoma me pa çikën.”

Kjo deklaratë vjen pas periudhës së trazuar që pasoi ndarjen e bujshme të tij me modelen dhe influenceren Arbenita Ismajli. Çifti, i cili dikur shihej si një ndër më të komentuarit në showbiz-in shqiptar, u përfshi në debate publike dhe akuza të ndërsjella, të cilat kulmuan me publikimin e dokumenteve dhe deklaratave për dhunë në familje.

Fero dhe Arbenita kanë bashkë një vajzë, të cilën reperi nuk e ka parë për një kohë të gjatë, dhe në këtë intervistë duket se ai synon të tregojë versionin e tij të ngjarjeve. Fjalët e tij “Të lutem, mundësoma me pa çikën” kanë prekur shumë ndjekës, të cilët në komente janë ndarë mes mbështetjes dhe kritikave.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume