Këngëtarja e njohur Nora Istrefi është ndër artistet më të komentuara për stilin dhe fizikun e saj.

Ajo njihet për kujdesin që i kushton pamjes dhe mënyrës së jetesës, duke ruajtur një formë të admirueshme prej vitesh.

Së fundmi, Nora ka ndarë në rrjete sociale një foto me lazanje. Postimi ka tërhequr vëmendje për kontrastin mes trupit të saj perfekt dhe ushqimit kalorik që ka zgjedhur, shkruan “Kosovarja”.

Edhe pse njihet për ushqyerje të kujdesshme, duket se këngëtarja ndonjëherë lejon vetes momente të thjeshta kënaqësie.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume