Albina Kelmendi vazhdon ritmin pa u ndalur. Këngëtarja e njohur do të ngjitet në skenën e “Kënga Magjike 2025”, këtë herë me projektin “Gënjeja”, një këngë e ndërtuar tërësisht nga Adrian Hila – muzika, teksti dhe orkestrimi.

Albina e ka prezantuar këngën me shumë emocion, duke theksuar bashkëpunimin e ngrohtë dhe profesional me Hilën, një emër që di t’i japë peshë muzikës.

Ajo nuk ka lënë pa përmendur edhe stilistin Joni Peci, i cili është kujdesur për veshjen, duke i dhënë asaj siguri dhe identitet në çdo detaj.

Albumet, skenat dhe garat, Albina i shkel të gjitha me të njëjtën energji.

“Kënga Magjike 2025” duket se është thjesht kapitulli i radhës në hovin e saj që nuk po ndalet. “Gënjeja” pritet të jetë një nga prurjet më të forta të këtij edicioni.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume