Protesta e thirrur para disa ditësh do të mbahet sot në Strasburg.

Rrugët para Këshillit të Evropës do të jehojnë nga thirrjet për drejtësi të shqiptarëve për, siç thonë, padrejtësitë në Hagë.

Protesta do të nisë në ora 13:00 dhe sipas asaj që po raportohet do të marrin pjesë rreth 6 mijë protestues.

Kjo është protesta e katërt- pas Hagës, Prishtinës e Tiranës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume