Reshjet e dendura të shiut që goditën Gjilanin më 18 nëntor shkaktuan vërshime në disa zona të qytetit, por reagimi i shpejtë i Policisë së Kosovës ka shmangur një tragjedi.

Njësitet patrulluese të Stacionit Policor në Gjilan ndërhynë menjëherë, duke arritur të nxjerrin të sigurt dy persona të moshuar, shtëpia e të cilëve ishte përmbytur nga uji. Profesionalizmi dhe koordinimi i zyrtarëve policorë bënë që rreziku për jetën e tyre të neutralizohej në kohë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan theksoi se mbetet pranë qytetarëve në çdo situatë emergjente, me përkushtim për mbrojtjen e jetës dhe pasurisë dhe me reagim të menjëhershëm sa herë që nevojitet.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume