OVL-UÇK, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në protestën e organizuar në Strasburg.

Protesta ka qenë në mbrojtje të luftës çlirimtare, pasi ish-krerët e luftës po mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale.

“Të dashur pjesëmarrës të protestës sonë, Ju faleminderit që sot ishit pjesë e këtij organizimi në mbrojtje të së vërtetës së luftës tonë çlirimtare. Faleminderit edhe atyre që nuk patën mundësi të jenë fizikisht këtu, por na përkrahën me zemër. Rroftë UÇK-ja”, thuhet në njoftim.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume