SPB Ohër ka dorëzuar kallëzim në prokurori ndaj një 16-vjeçari nga Ohri, për shkak të dyshimeve të bazuara për veprën “sulm seksual dhe përdhunim”, si dhe ndaj një 14-vjeçari nga Ohri për “shantazh”.

Ndaj të dyshuarit të parë gjykata caktoi paraburgim 30-ditorë.

Ai kishte kryer sulm seksual ndaj një 12-vjeçareje, ndërsa një i mitur tjetër e ka filmuar dhe e ka shantazhuar se do ta publikojë videon, nëse ajo nuk kryente marrëdhënie seksuale me të.

E mitura gjithashtu kishte marrë kërcënime që të mos tregojë në shtëpi për rastin, por pas gati dy javësh ka treguar në familje, dhe rasti është raportuar në polici./

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume