Siç njoftojnë nga MPB, sot është arrestuar 67 vjeçari nga Tetova i cili për një periudhë të gjatë ka shqetësuar 18 vjeçaren. Siaps raportit policor, ai ka ndjekur atë dhe ka incizuar me telefon mobil.

“Pardje rreth orës 12:10, në rrugën ‘Jadranska’, zyrtarët policorë kanë arrestuar E.I (57), pas denoncimit të mëhershëm. Në denoncim është theksuar se 57 vjeçari vazhdimisht ka ndjekur vajzën pa lejen e saj”, thuhet në raportin e policisë.

Nga SPB Tetovë njotojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet denoncim.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume