Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në rrugë pjesërisht të lagështa, njofton LAMM në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është i moderuar. Në vendkalimet kufitare nga ana maqedonase nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalistikës rrugore të vendosur dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë përmes ultësirave, luginave të lumenjve dhe grykave, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen posaçërisht për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Në fuqi është detyrimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga gjendja aktuale e motit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume