Lanika Rexhepi është shpallur nënkampione e Evropës në karate në kategorinë Cadet +61 kilogramë.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Karatesë, duke thurur fjalë të forta për sportisten e tyre.

“Ky rezultat pasqyron përkushtimin, disiplinën dhe seriozitetin e Lanika Rexhepit në sportin e karatesë”, thuhet në postimin e federatës në Facebook.

“Federata Shqiptare e Karatesë falënderon Lanikën dhe i uron shumë suksese në aktivitetet e ardhshme”….
👊

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume