Dhuna është rikthyer përsëri në futbollin shqiptar.

Kësaj radhe ka ndodhur në futbollin e të rinjëve, derisa është publikuar edhe një video e përleshjes.

Në kampionatin e të rinjve, në sfidën mes Luftëtarit U19 dhe Shkëndijës së Tiranës U19, një sherr masiv përfshiu të dyja skuadrat.

Për përleshjen e ndodhur në stadiumin “Andon Lapa” të Sarandës, u desh ndërhyerja e gjyqtarit, që e stabilizoi situatën.

Grushtat dhe shqelmat bën që arbitri Ardit Merdanaj të ndërpriste ndeshjen për disa momente. 8 karton të verdhë dhe 3 të kuq u ndëshkuan nga kryesori Merdanaj.

Komisioni i Disiplinës, pasi të shqyrtojë pamjet, do të marrë vendimet, ku me siguri nuk do mungojnë pezullimet dhe ndëshkimet.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume