Futbollisti i kombëtares së Turqisë, Irfan Can Kahveci, ka folur për fishekzjarrët e hedhura pranë hotelit të ekipit në Prishtinë gjatë orëve të para të së martës.

Ai ka thënë se ato nuk ndikuan negativisht te skuadra, përkundrazi i motivuan më shumë.

“Nuk na preku shumë. Ne prisnim gjëra të tilla. Ekipi ynë është një ekip i mirë, cilësor. Ata menduan se mund ta rrëzonin kombin turk, por kjo vetëm sa na motivoi më shumë. Ata nuk e njohin ose nuk e kuptojnë kombin turk”, u shpreh Kahveci për “Hurriyet”.

Ndeshja Kosovë – Turqi do të nis nga ora 20:45 dhe do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Fiteusi i përballjes do të shkojë në Botërorin e 2026, që mbahet këtë verë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume