Hoffenheimi mori një pikë të madhe në rrugëtimin e tij për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Në kuadër të xhiros së 26-të në Bundesliga, Hoffenheimi barazoi 1-1 me Wolfsburgun, duke iu shmangur një humbjeje.

Skuadra, e cila në përbërje ka tre kosovarë, i shpëtoi humbjes vetëm me golin e shënuar në minutë e 83-të të ndeshjes.

Serinë e golave e hapi Konstantinos Koulierakis në minutën e 65-të të ndeshjes.

Golit të grekut iu kundërpërgjigj gjermani Grischa Promel, në minutën e 83-të të ndeshjes.

Në fushë, nga fillimi e nisën Fisnik Asllani dhe Leon Avdullahu, teksa i zakonshmi në mbrojtje, Albian Hajdari mbeti në stol.

Asllani u zëvendësua në minutën e 61-të, teksa Leon Avdullahu luajti deri në minutën e 79-të.

Hajdari mbeti në bankën rezervë.

Me këtë pikë, Hoffenheimi shkon në kuotën e 50-të pikëve në Bundesliga, në vendin e tretë, tri më shumë se Stuttgarti dhe Leipzigu në vendin e katërt dhe të pestë, respektivisht – të cilat e kanë edhe nga një ndeshje më pak.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume