Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, është larguar nga Riadi në drejtim të Madridit për shkak të nisjes së luftës në Lindjen e Mesme.

Siç kanë raportuar mediat në Spanjë, Ronaldo është larguar nga Arabia Saudite me një aeroplan privat, pasi Federata e Futbollit në Azi pezulloi zhvillimin e ndeshjeve.

Ndeshja e ardhshme e 39-vjeçarit me Al-Nassrin ishte paraparë të zhvillohej në Dubai të mërkurën në kuadër të Ligës së Kampionëve në Azi.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Riad u godit me dy drona të martën në mëngjes. Nuk është raportuar për të lënduar.

Ronaldo jeton në Riad me partneren e tij Georgina Rodriguez dhe pesë fëmijë.

Lufta në Lindjen e Mesme shpërtheu të shtunën kur SHBA-ja dhe Izraeli e bombarduan Iranin, që më pas nisi hakmarrjen duke goditur Izraelin dhe bazat amerikane në tërë rajonin.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume