Izraeli ka deklaruar se sulmet ajrore gjatë natës në Bejrut kishin në shënjestër “krahun financiar” të Hezbollahut.

Sipas ushtrisë izraelite, janë goditur objektiva të lidhura me al-Qard al-Hasan, një strukturë që sipas tyre financon aktivitetet ushtarake dhe pagesat e grupit. Autoritetet në Liban raportojnë se nga këto sulme kanë humbur jetën të paktën 10 persona dhe janë plagosur 27 të tjerë.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) bëjnë me dije se gjatë operacioneve janë goditur gjithashtu “qendra komanduese” në jug të Libanit, si dhe depo armësh në qytetin Tyre, të cilat sipas tyre ishin të vendosura qëllimisht në zona civile.

Sulmet shënojnë një tjetër përshkallëzim të situatës në rajon, mes tensioneve në rritje mes Izraelit dhe Hezbollahut.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume