Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, do të qëndrojë në një vizitë dyditore pune në Bruksel, ku do të zhvillojë një sërë takimesh me përfaqësues të Komisionit Evropian, Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së, si dhe me eurodeputetë.

Në këto takime do të hapen çështjet që lidhen me perspektivën evropiane të vendit, por edhe zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe cenimin e parimeve themelore të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume