Deri në orën 11:00 është regjistruar një pjesëmarrje më e ulët e qytetarëve në votime në krahasim me zgjedhjet e muajit dhjetor të vitit 2025.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në këtë orë kanë votuar rreth 8.33% e qytetarëve me të drejtë vote, ose 163 mijë e 329 votues, raporton lajmi.net

Në krahasim, në zgjedhjet e dhjetorit, në të njëjtën orë pjesëmarrja ka qenë pak më e lartë, duke arritur në 8.64%.

Ndërkohë, në totalin e deritanishëm të votimeve, janë regjistruar 59 mijë e 619 votues, që përbëjnë rreth 3.04% të trupit elektoral prej 1,959,962 qytetarësh me të drejtë vote.