Ministri iranian i Mbrojtjes, Majid Ebn-e-Reza, deklaroi se Iran nuk do të tërhiqet nga mbrojtja e interesave dhe sigurisë së saj kombëtare, për sa kohë që, sipas tij, “agresori nuk është ndëshkuar”.
Në një deklaratë të cituar nga ISNA, ministri theksoi se të gjitha kapacitetet mbrojtëse dhe mbështetëse të vendit janë vënë në dispozicion të forcave të armatosura.
“Derisa agresori të ndëshkohet, ne nuk do të tërhiqemi për asnjë moment nga rruga e mbrojtjes së interesave dhe sigurisë së vendit. Të gjitha aftësitë mbrojtëse dhe mbështetëse janë në shërbim të forcave të armatosura”, u shpreh ai.
Sipas ministrit, forcat e armatosura të Republikës Islamike po veprojnë me “autoritet të plotë” për mbrojtjen e vendit dhe gëzojnë mbështetjen e plotë të ministrisë që ai drejton.
Duke iu referuar Izrael, Ebn-e-Reza deklaroi se “regjimi sionist” është më afër se kurrë më parë “rënies dhe kolapsit”, ndërsa shtoi se vazhdimësia e veprimeve të tij ka forcuar vendosmërinë e vendeve dhe popujve të rajonit për t’iu kundërvënë.
Deklaratat vijnë në një periudhë tensionesh të larta mes Iranit dhe Izraelit, mes shkëmbimit të sulmeve dhe përshkallëzimit të situatës së sigurisë në rajon.